Fëmijët e Kane dërgohen me urgjencë në spital pas aksidentit të frikshëm
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre fëmijët e Harry Kane u dërguan me urgjencë në spital pasi u përfshinë në një aksident të frikshëm në Gjermani.

Fëmijët e kapitenit të Anglisë, Louis (tre vjeç), Vivienne (pesë vjeç) dhe Ivy (shtatë vjeç), ishin duke udhëtuar në një furgon të tipit Mercedes, kur automjeti u përplas me një Renault afër Schäftlarn në Munich, raporton KosovaPress.

Ata u dërguan me ambulancë në një spital aty pranë për një kontroll dhe nuk pësuan asnjë lëndim serioz. Gruaja e Kane, Kate dhe fëmija i katërt, Henry, i cili lindi në gusht, nuk besohet të kenë qenë në furgon.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur në Bavari, teksa sulmuesi 30-vjeçar udhëtoi për në Londër me Bayern Munich përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

Aksidenti ndodhi në orën 17:15 të së hënës, kur makina u përplas me furgonin në të cilin ndodheshin fëmijët, raporton media gjermane “Bild”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025