Federata Italiane nga sezoni i ri i njeh futbollistët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj
Lexohet për: 1 min.
3-Federata Italiane
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në mbledhjen e mbajtur më 28 mars të Komitetit Ekzekutiv ka marrë vendimin që lidhet me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj, raporton KosovaPress.

Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Ky vendim, i cili është historik nga FIGC, do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të forta në botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025