FC Prishtina zyrtarizon mesfushorin Arjanit Fazlijën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FC Prishtina zyrtarizon mesfushorin Arjanit Fazlijën
New Project - 2026-07-06T164510.155
06/07/2026 - 16:46
Linku u kopjua

FC Prishtina ka prezantuar mesfushorin 21-vjeçar Arjanit Fazlija si përforcimin më të ri për sezonin e ri.

Futbollisti vjen nga futbolli gjerman, ku së fundmi ishte pjesë e Greuther Fürth, ndërsa më parë ka luajtur edhe për ekipin U19 të Bayer Leverkusen dhe ka nisur karrierën te akademia e Viktoria Köln.

Fazlija ka qenë gjithashtu pjesë e të gjitha grupmoshave të Kosovës, nga U15 deri te U21. Pas zyrtarizimit, ai u shpreh i lumtur për transferimin:

"Është nder për mua të luaj për këtë klub me histori të pasur dhe për tifozët e tij të mrekullueshëm. Do të jap gjithçka për ekipin dhe kryeqytetin, në mënyrë që ta festojmë së bashku suksesin. Forca Prishtina!"

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026