FBK kërkon sërish licencimin e klubeve, ato që nuk e kryejnë përjashtohen
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Klubet e basketbollit në Kosovë janë duke kaluar sërish nëpër një proces të licencimit, i kërkuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Përkundër se një gjë e tillë sjell disa angazhime shtesë, drejtuesit e klubeve thonë se ky proces shërben për konsolidimin e tyre.
Drejtori i klubit të basketbollit “Vëllaznimi”, Ideal Bakija ka thënë për KosovaPress se ky është një proces që tashmë FBK-ja e kërkon çdo vit.
Të domosdoshëm këtë proces e konsideron edhe Liridon Gashi nga klubi i basketbollit “Bashkimi” duke thënë se përmes tij pasqyrohet gjendja financiare me të cilën operojnë klubet.
Deri më tani sipas kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, këtë proces e kanë tejkaluar shumica e klubeve.
Në rast të mos licencimit, Fetahu thotë se klubet rrezikojnë suspendimin nga garat.
Ndryshe, edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll starton më 14/15 shtator, që pritet të jetë njëri nga më interesantet në vitet e fundit.