Familjarët e Liridonës kërkojnë nga prokuroria të lejojë rivarrosjen e vajzës së tyre në Rracaj
Lexohet për: 2 min.
f3f3f
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prindërit e Liridona Ademajt, e vrarë më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës, kanë kërkuar nga Prokuroria Themelore që ta bëjnë zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të vajzës së tyre.

Hajdar Ademaj dhe Zade Ademaj, në letrën dërguar sot prokurores Besa Limani, kërkojnë lejimin e zhvarrosjes dhe rivarrosjes në Rracaj të Gjakovës.

“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër e rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”, thuhet në letër.

Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt - KosovaPress

Familjarët e së ndjerës, po ashtu, kërkojnë që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes, përmes policisë t’iu sigurohet privatësi e plotë.

“Ne duam që ajo të mbahet në mendje e buzëqeshur, ashtu siç ka qenë gjithmonë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin tërësisht private”, përfundon letra e familjarëve.  

Liridona Ademaj është varrosur para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës.

Ndryshe, Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dalë sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024