Skuadra e njohur franceze Girondins Bordeaux ra nga Ligue 1 sezonin e kaluar, ndërsa tashmë ata kanë prekur fundin dhe klubi ka falimentuar për shkak të borxheve të mëdha.
Pas 87 vitesh, ish-kampionët e Francës Girondins Bordeaux kanë hequr dorë nga licenca e tyre profesionale. Ish-klubi i idhullit francez dhe ish-kampioni i botës Zinedine Zidane Girondins Bordeaux njoftoi hapin drastik të enjten, transmeton KosovaPress.
Girondinët janë një nga klubet më të njohura dhe më të suksesshme në Francë. Përveç gjashtë titujve të kampionatit midis 1950 dhe 2009, Bordeaux fitoi kupën katër herë dhe arriti në finalen e Kupës së atëhershme UEFA në 1996 (0:2 dhe 1:3 kundër FC Bayern ).
Përveç Zidane, fanellën e Girondinëve ka veshur edhe trajneri aktual i Francës dhe ish-kampioni i botës, Didier Deschamps.