Falë bashkëpunimit me qytetarët, i mituri kthehet te familja e tij
Lexohet për: 1 min.
t3g2t32t2
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person i mitur për të cilin Policia në Gjakovë sot lëshoi kërkesë për identifikim, është kthyer te familja e tij falë bashkëpunimit me qytetarët pas publikimit të fotografisë së tij.

I mituri dje rreth orës 13:30 është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti dukej se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

Pas kësaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit.

“Është arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sigurohen informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit të tij dhe i mituri është kthyer tek familja”, thotë Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, e cila falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024