“Fadil Vokrri” i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve
Lexohet për: 2 min.
Ademi-Çeku
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në shoqëri të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rikthimi i këtij stadiumi në funksion pas rinovimit u testua me sukses gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2025 ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës. Ndeshja u zhvillua pa asnjë problem teknik dhe fusha u vlerësua me notë të lartë, duke siguruar kështu gatishmërinë e saj për të pritur ndeshjet e ardhshme të rëndësishme.

Ministri Çeku dhe presidenti Ademi inspektuan nga afër punimet e realizuara dhe shprehën kënaqësinë e tyre për përfundimin e suksesshëm të këtij projekti.

Gjatë vizitës në stadium, ministri Çeku dhe presidenti Ademi patën një takim me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda dhe me grupin e tifozëve të Kombëtares “Dardanët”. Diskutimet u përqendruan në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe organizimin e tyre sa më të mirë, me synimin për të krijuar një atmosferë mbështetëse dhe motivuese për ekipin kombëtar.

&t=6s
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024