Fadil Demaku falënderon elektoratin: Së bashku ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Fadil Demaku, vazhdon të merr mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Fadil Demaku, i cili në listë mban numrin 19, ka zhvilluar takime me banorët e Poklekut të Vjetër, Poklekut të Ri, Drenasit I, Shtrubullovës dhe Çikatovës së Re.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë duke thënë se pjesëmarrja në këto takime riafirmon forcën e vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë.
“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për secilin prej jush që mori pjesë në takimet tona elektorale. Pjesëmarrja juaj jo vetëm që na frymëzon, por gjithashtu riafirmon forcën e vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Së bashku, po ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Demaku në një postim në Facebook.