Fabregas emërohet trajner i skuadrës italiane
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-reprezentuesi spanjoll, Cesc Fabregas, ka marrë drejtimin e skuadrës italiane Como e cila garon në Serie-B.

Como vebndosi ta shkarkojë trajneri Moreno Longo, me Cesc Fàbregas dhe stafin e tij që kanë marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës.

“Pas disa muajsh planifikimi strategjik, bordi i Como 1907 vendosi që ndryshimi dinamik ishte në interesin më të mirë të klubit. Longo iu bashkua Comos në shtator 2022 dhe e ndihmoi skuadrën të shmangte rënien, duke përfunduar në vendin e 13-të sezonin e kaluar. Cesc Fàbregas, i cili aktualisht drejton Primavera del Como 1907, do të ketë seancën e tij të parë stërvitore të mërkurën në mëngjes.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga skuadra italiane, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024