Fabregas edhe zyrtarisht bëhet trajner
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-reprezentuesi i Spanjës, Cesc Fabregas është emëruar zyrtarisht si trajneri kryesor i Comos pasi mori distinktivin e tij të trajnerit: “Falënderoj grupin e pronësisë që më besoi këtë pozicion”.

Ish-mesfushori Fabregas është emëruar si trajneri kryesor i Comos duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me skuadrën e sapo promovuar në Serie A, raporton KosovaPress.

Ish-ylli i Barcelonës, Chelseat dhe Arsenalit u emërua nga “Azzurri” në nëntor të vitit 2023, por ai ende nuk kishte marrë distinktivët e tij të trajnerit të UEFA-s atëherë, kështu që iu bashkua Osian Roberts disa javë më vonë.

Nën drejtimin e Fabregas dhe Roberts, Como fitoi promovimin në Serie A sezonin e kaluar.

Tani që Fabregas zyrtarisht ka të drejtë të marrë drejtimin e një klubi profesionist i vetëm, ai ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare.

“Como 1907 ka kënaqësinë të konfirmojë se Cesc Fàbregas do të bëhet trajneri kryesor i skuadrës së meshkujve me një kontratë katërvjeçare”, tha klubi në një deklaratë zyrtare.

“Emërimi vjen pas një fushate të suksesshme sezonin e kaluar si trajner i përkohshëm dhe asistent që kulmoi me rikthimin në Serie A”, shkruante më tej në deklaratën e klubit.

Pavarësisht emërimit të Fabregas, Roberts do të mbetet në klub.

"Siç ishte planifikuar, Osian Roberts tani do të fokusohet plotësisht në rolin e tij si Shefi i Zhvillimit për Como 1907, i ngarkuar me krijimin e një kulture Como brenda organizatës duke përfshirë edukimin e trajnerëve dhe planet e zhvillimit të lojtarëve," njoftoi klubi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024