FA Cup/Hidhet shorti për raundin e katërt, Liverpool dhe Chelsea vazhdojnë me kundërshtarë të lehtë
Lexohet për: 1 min.
13-Shorti
3 vite më parë
Linku u kopjua

Pasi që edhe përfunduan të gjitha përballjet e raundit të tretë të FA Cup, tani kemi mësuar shortin e raundit të katërt të kësaj gare.

Në programin e sotëm të ndeshjeve, skuadrat si Liverpool, Tottenham dhe West Ham siguruan të gjitha fitore, kështu duke e siguruar kualifikimin në raundin e katërt, përcjell KosovaPress.

Pas ceremonisë së shortit, ku edhe kuptuam çiftet e skuadrave që do përballen me njëra-tjetrën, njëra nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes fituesit të takimit Nottingham-Arsenal dhe skuadrës së Leicester Cityt.

Gjigandi anglez Liverpool në raundin e katërt të kësaj gare do të përballet me skuadrën e Cardiffit, kurse Chelsea e pret në shtëpi Plymouth Argyle.

Po ashtu, në kuadër të këtij shorti do të kemi edhe duele nga ekipet e Premier Ligës angleze, ku Brentford është mysafirë i Evertonit, kurse Tottenham pret në shtëpi Brightonin.

Shortin e plotë të FA Cup e gjeni më poshtë.

https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1480223048355782661
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025