EYOF 2023, Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skitari ynë, Klos Vokshi ka përfunduar sot garën e tij në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të Italisë, ku edhe po zhvillohet Festivali Olimpik Evropian për të rinj, EYOF 2023.

Vokshi skijoi në një shteg tejet të vështirë ku kishte edhe konkurrencë tejet të fortë, gjë që bëri që Vokshi të zë vendin e 70-të prej 100 garuesve, raporton KosovaPress.

Koha e Vokshit pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.97 sekonda, ndërsa 28 nga garuesit e tjerë dolën nga shtegu.

Vokshi do të garojë përsëri këtë të premte në sllallom të madh.

Ndërkaq, nesër në sllallom do të garojnë edhe Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024