Eurozona shënon deficit tregtar 34.4 miliardë euro në shtator
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bilanci tregtar i eurozonës shënoi një deficit prej 34.4 miliardë euro në shtator në mes të rritjes së kostove të energjisë së importuar, sipas zyrës statistikore të BE-së të martën.

Hendeku tregtar ra nga një suficit prej 6.7 miliardë eurosh në shtator 2021, treguan të dhënat e Eurostat.

Eksportet e mallrave nga eurozona në pjesën tjetër të botës u rritën me 23.6% nga viti në vit në 259.6 miliardë euro në shtator, ndërsa importet në rajon u rritën me 44.5% në 294 miliardë euro.

Tregtia brenda zonës së euros u rrit në 247.6 miliardë euro pas një rritje prej 27.3% nga një vit më parë.

Deficiti tregtar i BE-së u rrit në 45.8 miliardë euro në shtator 2022, nga 300 milionë euro në shtator 2021.

Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë BE-së në shtator ishte 232 miliardë euro, me rritje 24% në vit, ndërsa importet ishin 277.8 miliardë euro, duke u rritur me 48.2%.

Në periudhën janar-shtator, eurozona regjistroi një deficit tregtar prej 266.6 miliardë euro, krahasuar me një suficit prej 129.1 miliardë eurosh vitin e kaluar./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024