Euro 2026/ Shqipëria mëson rivalët kualifikues në futsall
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në play-off ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të Futsallës.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024