Euro 2024: Formacionet zyrtare të Zvicrës dhe Italisë, Xhaka udhëheq "Helvetikët"
Lexohet për: 1 min.
1-FZ
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zvicra dhe Italia e hapin sot raundin e 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024, që po mbahet në Gjermani.

Zvicra e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë, sikurse Italia, e cila ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë, raporton KosovaPress.

Përballja e fundit mes Zvicrës dhe Italisë daton në muajin nëntor të vitit 2021, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, për shkak të kartonëve të verdhë te Zvicra mungon Silvan Widmer, kurse te Italia mungon mbrojtësi Riccardo Calafiori.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024