Mbi 70 për qind e nxënësve ende edhe pas përfundimit të muajit të parë të vitit të ri shkollor nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha tekstet shkollore. Klasat e para qëndrojnë më së miri, ndërkohë që komuna e Vushtrrisë ka numrin më të madh të nxënësve që kanë arritur të sigurojnë librat. Kështu thuhet në analizën statistikore për furnizim me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor nga organizata ETEA. Në publikimin e këtij raporti, u tha se ka të dhëna shqetësuese ku tregojnë se 4.3 për qind e mësimdhënësve konsiderojnë se neglizhenca e prindërve ka lënë fëmijët pa libra.
Gashi: 45,5 për qind e mësimdhënësve konfirmojnë se kanë punuar bazuar në plan-programit të tyre.
Ai shtoi se ky raport është përfshirë në nivel vendi, përjashtuar në komunat me shumicë serbe.
Tutje, Ahmeti theksoi se kjo analizë tregon se ka mësimdhënës që mendojnë se vetëm 10 për qind e mësimdhënësve janë të pajisur me tekste shkollore.
Në konferencën për media, Ahmeti theksoi se ky raport ka edhe të dhëna shqetësuese.
Edhe Taulant Gashi nga organizata “ETEA” u shpreh se më shumë se gjysma e mësimdhënësve konsiderojnë se vendimi i ministrisë ka pasur ndikim negativ në procesin mësimor.
Bazuar në hulumtimin e “ETEA”, rreth 70 për qind e mësimdhënësve mendojnë që vitin e ardhshëm duhet të vijohet me praktikën e furnizimit me tekste shkollore. /Sh.Pajaziti