Estonia, Letonia dhe Lituania do të ndërtojnë 'Linjën e Mbrojtjes Baltike' në kufirin lindor
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord për ndërtimin e një "Linjë të Mbrojtjes Baltike" përgjatë kufirit lindor për të ndërtuar "foletë mbrojtëse aty ku është e nevojshme", tha të premten ministri estonez i mbrojtjes.

"Çështja është e thjeshtë - ne do të ndërtojmë "foletë mbrojtëse" aty ku është e nevojshme afër kufirit," shkroi Hanno Pevkur në rrjetin X, duke ndarë një foto të tij me homologun leton Andris Spruds dhe Arvydas Anusauskas të Lituanisë.

Ministria e Mbrojtjes e Estonisë tha gjithashtu në X: "Është thelbësore të përdoret koha me mençuri për të rritur gatishmërinë mbrojtëse".

Muajin e kaluar, krerët e vendeve baltike zhvilluan bisedimet e tyre vjetore për të diskutuar zhvillimet rajonale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kryeqytetin estonez Talin.

Estonia, Letonia dhe Lituania, pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, tani janë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe janë aleatë të Ukrainës, ku Rusia filloi një "operacion special ushtarak" në shkurt 2022. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024