Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e tij të parë të qëndrimit në Tiranë, ka takuar zyrtarët më të lartësi presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe liderë të tjerë.
Ambasada e Shtevee të Bashkaura në Shqiëpri, përmes një postimi në rrjete sociale, tha se në këto takime Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.
Gjatë ditës së mërkurë, Escobar do të takohet edhe me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun duke shmangur kështu takimin me Sali Berishen.
Po ashtu, Escobar do të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.