Erdogan kërkon nga Italia njohjen e Palestinës
Lexohet për: 1 min.
Erdogan
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i kërkoi të mërkurën kryeministres së Italisë Giorgia Meloni të njohë shtetin palestinez.

Erdogan tha përmes telefonit se shpreson se Italia do të jetë "në anën e duhur të historisë", duke ndjekur shembullin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë në njohjen e Palestinës si shtet.

"Duhet të rritet presioni për të ndaluar sulmet brutale të Izraelit ndaj Palestinës dhe për të detyruar administratën izraelite të respektojë ligjin ndërkombëtar", njoftoi Presidenca e Republikës së Ankarasë. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024