Enzo: Kam folur me Dybalan, po e pres te Chelsea
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea raportohet se është i interesuar të marrë Paulo Dybala dhe Enzo Fernandez është i prirur të mirëpresë shokun e tij të skuadrës nga Argjentina, duke pranuar se ai shpreson që ky transferim të konkretizohet.

Sulmuesi 29-vjeçar shkëlqeu në sezonin e kaluar me Romën  duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë tetë asistime në 38 paraqitje.

Dybala nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën italiane verën e kaluar që përmban një klauzolë lirimi të prej 12 milionë euro për klubet e huaja dhe 20 milionë euro për ekipet e Serie A, përcjellë KosovaPress.

Chelsea thuhet se ka kontaktuar Dybalan, por lojtari i refuzoi këto raportime dhe shprehu gatishmërinë e tij për të nënshkruar një kontratë të re me Romën.

Duke folur për mediumin argjentinas “Ole” përmes Enzo Fernandez u pyet në lidhje me interesin e Chelseat për Dybalan.

“Kam lexuar diçka për të, do të shohim. Unë me të vërtetë shpresoj se ai mund të vijë. Unë kam folur me të dhe i thashë se po e pres.”, ka thënë Enzo.

Roma po punon për një marrëveshje të re me Dybalan, i gatshëm për të rritur pagën e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024