Enver Hoxhaj: Me PDK-në në qeveri, rikthejmë besimin e BE-së në Kosovë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Enver Hoxhaj: Me PDK-në në qeveri, rikthejmë besimin e BE-së në Kosovë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook dhe një video-mesazhi, ka adresuar rëndësinë e kthimit të Kosovës në rrugën evropiane, duke kritikuar ashpër qeverinë aktuale si “anti-perëndimore dhe anti-evropiane”.

“Me PDK-në në qeverisje, nuk do të lihet gurë pa u lëvizur për ta marrë statusin e kandidatit të BE-së”, ka theksuar Hoxhaj.

Ai është shprehur krenar për punën e tij gjatë mandatit si ministër i Jashtëm, duke përmendur forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.

Në një qeveri të ardhshme, PDK zotohet të rikthejë besimin e BE-së në Kosovë, me fokus në partneritete strategjike me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe vende të tjera kyçe të BE-së.

Hoxhaj ka kritikuar qeverinë aktuale për izolimin dhe sanksionimin e Kosovës, duke theksuar se orientimi pro-perëndimor i vendit është tradhtuar. Ai ka bërë thirrje për një angazhim të fuqishëm në rikthimin e Kosovës në rrugën evropiane.

"Ne jetojmë në një Kosovë e cila është e izoluar dhe e sanksionuar. Një Kosovë e cila udhëhiqet nga një qeveri anti-perëndimore dhe anti-evropiane. Një Kosovë e cila e ka tradhëtuar orientimin tonë pro-perëndimor. Jam shumë krenar që gjatë kohës sa kam qenë ministër i jashtëm, kemi forcuar lidhjet e Kosovës me institucionet e BE-së dhe me shtete anëtare të saj", thotë Hoxhaj në paraqitjen e tij. 

PDK mbetet e vendosur që ta çojë Kosovën drejt një të ardhmeje evropiane.

Artikull i Sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025