Enrique thotë se Dembele është 99% i PSG-së, flet edhe për Mbappe e Neymar
Lexohet për: 2 min.
10-Enrique
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur për gjendjen momentale te kampioni francez, sa i përket Kylian Mbappes, Neymar dhe transferimit të Ousmane Dembeles.

Enrique tha se çështja e Mbappes ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndërsa tha se shpreson që klubi dhe lojtari të arrijnë sa më shpejtë marrëveshje, raporton KosovaPress.

“Ishte një situatë e cila ka ndodhur në të kaluarën, dhe një zgjidhje pozitive ishte arritur. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje mes klubit dhe Kylian. Është diçka që do ta doja shumë”, tha Enrique.

Më tej, Enrique foli edhe për Neymarin dhe Verrattin, për të cilët vazhdimisht po përflitet për një largim nga PSG.

“Shikoni veprimet e mija. Nuk do të ndaj bisedat e mija me lojtarët pasi që janë gjëra private, por jini të vetëdijshëm për vendimet e mija. Vendimet e mija do të shprehin opinionin tim”, tha Enrique.

Po ashtu, trajneri spanjoll foli edhe Ousmane Dembelen, për të cilin tha se 99% është lojtar i PSG-së.

“Ousmane nuk është një lojtar i PSG ende, kështu që ai nuk do të jetë këtu nesër. Po mungon diçka e vogël. Mund të themi që ai është 99% një lojtar i PSG-së”, tha Enrique.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024