Ëndrra shekullore e shqiptarëve për liri, Haradinaj dekoron mikun Tony Blair
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka ndarë ish-kryeministrit britanik Tony Blair medaljen "Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet" në shenjë mirënjohjeje për kontributin në ndalimin e gjenocidit, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e së drejtës së shqiptarëve për pavarësi.

Haradinaj ka thënë se kontributi i Blair për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e historisë britanike, shqiptare dhe botërore.

“Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024