Emini: Anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në atë Evropian, hap gjigant për atletët kosovarë
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë pjesë e Komitetit Paralimpik Evropian me të drejta të plota.

Anwtarwsimi u arrit mw 9 gusht tw kwtij viti dhe ky po konsiderohet të jetë një hap gjigant për sportistët me aftësi të kufizuara që tani e tutje do ta kenë mundësinë që të garojnë në kampionate botërore dhe evropiane.

Pranimi i Kosovës në Komitetit Paralimpik Evropian u bë më datën 9 Gusht 2023 në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar me përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare, përveç Serbisë që votoi kundër.

Me këtë rast, presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, tha në konferencë për media se ky hap gjigant është një arritje e jashtëzakonshme që hap dyert e sportistëve të kësaj kategorie drejtë sukseseve ndërkombëtare, gjë e cila deri më tani ishte e pamundur të bëhej, me Lojërat Olimpike “Parisi 2024ë” si synimin e parë.

Ndërsa zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, tha se kjo është një arritje historike për Komitetin Paralimpik të Kosovës pasi përveç anës sportive, kjo mundëson edhe përfitime të ndryshme financiare nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin këtë kategori.

Ajo shtoi se mbështetja e kësaj ministrie për Komitetin Paralimpik do të rritet në vazhdimësi, sidomos për të pasur përfaqësim sa më dinjitoz në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Ndryshe, në Lojërat Olimpike që mbahen vitin e ardhshëm në Paris, Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë paralimpik, Grevist Bytyqi dhe Vjoillca Hoxha.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024