Kampi i agjentëve të Matteo Guendouzit kanë informuar “Il Corriere dello Sport” se Unai Emery dëshiron të ribashkohet me mesfushorin e Lazios në Aston Villa këtë verë.
Guendouzi pritet të largohet nga Lazio pas vetëm një sezoni, nisur nga pakënaqësia e tij me trajnerin e ri Igor Tudor, raporton KosovaPress.
Sipas raportit, Aston Villa është shumë e interesuar për 25-vjeçarin që shënoi një gol në 66 paraqitje nën drejtimin e Emeryt në Arsenal.
Thuhet se agjentët e Guendouzit thonë se negociatat nuk janë në një fazë të avancuar, por se kushtet janë të pranishme për përparim në dy javët e ardhshme.
Mesfushori francez iu bashkua Lazios për 18 milionë euro nga Olympique Marseille verën e kaluar dhe përfundoi sezonin e tij të parë në Serie A me dy gola dhe tre asistime në 33 ndeshje të ligës.