Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zv. kryeshefi i KEK-ut
Lexohet për: 1 min.
KEKKU
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.  

KEK njofton se Bordi i Drejtorëve është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakova në pozitën e zv. kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024