Eman Rrahmani: VV e Srpska votuan ligjin i cili s’u jep shtetësi kosovare shqiptarëve që i dëboi Rankoviq
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Eman Rrahmani: VV e Srpska votuan ligjin i cili s’u jep shtetësi kosovare shqiptarëve që i dëboi Rankoviq
eman rrahmani
01/05/2026 - 18:31
Linku u kopjua

Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me ligjin për shtetësinë, i cili është votuar ditë më parë në Kuvend.

Sipas tij, ligji i miratuar me votat e partisë më të madhe në vend dhe Listës Serbe parasheh që çdo person që ka jetuar në Kosovë në vitin 1998 dhe ka qenë banor i ish-Jugosllavisë, të përfitojë shtetësinë e Kosovës, përfshirë edhe pasardhësit e tyre.

“Kjo do të thotë se, nëse një person ka lindur në Serbi apo kudo tjetër në vitet 2020–2021, por baza familjare e tij ka jetuar në Kosovë në vitin 1998, atij i lejohet shtetësia e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një videodeklaratë që e ka publikuar në Facebook, transmeton KosovaPress. “Ndërsa nuk i lejohet të ketë shtetësinë e Kosovës një shqiptari i cili është dëbuar dhunshëm nga Republika e Kosovës në kohën e Rankoviqit, si dhe në të gjitha periudhat kur shqiptarët janë dëbuar dhe janë detyruar të largohen. Pra, pasardhësve të këtyre shqiptarëve nuk u lejohet shtetësia e Kosovës”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026