Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit konsiderohet të ketë qenë skenar i Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq. Për hulumtuesin e lartë në Institutin “Octopus”, Taulant Elshanin, ka prova të mjaftueshme për lidhshmërinë e terroristëve serbë dhe Vuçiqit. Prandaj, apelon ndërkombëtarët për sanksionimin e tij.
Sulmi i 24 shtatorit ku mbet i vrarë rreshteri policor e u plagosën dy të tjerë, sipas Elshanit ishte tendencë e Serbisë për të testuar kapacitetet e të dy vendeve.“Ky është një skenar i Serbisë që për mendimin tim i ka dy objektiva afatshkurtër, objektivi i parë është testimi i kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës, pra forca dhe shpejtësia reaguese dhe sigurisht uniteti kombëtar në këtë rast. Për gjithçka që institucionet kanë bërë dhe nuk kanë bërë dikush në Beograd mendoj se ka mbajtur shënime për këto veprime dhe mosveprime të institucioneve të Kosovës. Objektivi tjetër afatshkurtër i Vuçiqt është testimi i vet kapaciteteve të veta dhe skenarëve të ndryshëm se si mund të paketojë rebelimin si po thotë ai të serbëve lokalë por në fakt nuk është rebelim por një orkestrim nga Beogradi. Në kuadër të këtij skenari unë mendoj që objektivi dhe qëllimi përfundimtar është që në rastet e ndryshimit të kontestuar ndërkombëtar dhe sidomos të ndryshimeve të mëdha dhe sintifikante në qendër të vendosjes politike atëherë do të konsideron një pushtim apo aneksim të asaj pjese të territorit të Kosovës”, thotë Elshani.
Për sulmin e së dielës, Elshani thotë se është një ndër situatat më të rrezikshme që Kosova është ballafaquar që nga pavarësia e Kosovës. Ndërsa meritat për aksionin ia jep Policisë së Kosovës.
Sa i përket armatimit të madh që është gjetur në Manastirin e Banjskës ku u vendosën terroristët serbë, njohësi i sigurisë thotë se është dëshmi se Serbia ka gisht në gjithë këtë ndodhi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ai thekson se terroristët serbë janë stërvitur dhe financuar nga vetë Serbia.
Sipas tij, sulmi terrorist në veri duhet të shfrytëzohet edhe për çështje politike, duke filluar nga sanksionimi i presidentit aktual të Serbisë, pasi që vet ai është porositës i këtyre sulmeve ndaj Policisë së Kosovës./A.Drenica