Ekuacioni, Hoti: Kurti tallet me një tabelë me shkumës, që ishte dashur të jetë digjitale
Lexohet për: 2 min.
hotii1
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kundërshtuar statistikat e kryeministrit Albin Kurti për trendët ekonomike, përkatësisht për Investimet e Huaja Direkte.

Deputeti i LDK-së, Hoti ka komentuar edhe zgjidhjen e ekuacionit në matematikë nga kryeministri Kurti, ku kritikoi atë me mënyrën e paraqitjes në një shkollë në Podujevë.

“Tabelë me shkumës në vitin 2024. Aty ishte dashur të promovoj tabelën digjitale, ashtu e ka pasur në program. Tallet me nxënës me atë ekuacion, e mandej  kërkon falje për gabimin që e ka bërë. Kjo është shpërfaqje e dogmave të tij”, tha ai në emisionin Rubikon të Klan Kosova, transmeton KosovaPress.

Deputeti i LDK-së, Hoti ka thënë se është gabim nëse krahasohen periudhat e viteve të fundit nga pandemia sa i përket çështjeve ekonomike.  Sipas tij, inflacioni ka ndikuar sa i përket shifrave insvetimeve të huaja në vend.

“Ka një tendencë nga Kurti që çdo paraqitje dhe çdo situatë ta përdorë për popullizëm”, tha Hoti.

“Jam deputet i opozitës, unë i lexoj të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve vendore. Jo pse unë jam ekonomist, ky (Kurti) absolutisht nuk kupton nga fusha e ekonomisë dhe politikës. E më së paku në fushën e ekonomisë”, tha ai.   

Ditë më parë Kurti ka thëë se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024