Eksperti serb i sigurisë: Arsenali që u gjet te Radoiçiqi në Kosovë, të njëjtin lloj e ka pasur edhe krimineli Belivuk
Lexohet për: 2 min.
403411440_321565557397524_2238118028951017752_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviq, ka deklaruar për një televizion serb se, “i njëjti lloj i armatimit që i është gjetur Vela Nevola-s, është gjetur edhe të grupi i Milan Radoiçiqit në Kosovë”.

Vela Nevola, i njohur si Belivuk, është njëri nga kriminelët serbë më të tmerrshëm, i cili ka pasur lidhje me kreun e shtetit të Serbisë, dhe i cili, ndër të tjera, është akuzuar se ka zhdukur trupat e pajetë të viktimave të tij, duke i bluar në makina mishi.

Ai ka ngritur dyshime se Serbia është plotësisht e kriminalizuar, duke shtuar që njerëz të tillë po i helmojnë të rinjtë serbë me lëndë narkotike.

Në të njëjtin emision, ai ka shtuar se “Si është e mundshme që një gram narkotiku të jetë më i lirë në Beograd, sesa në Tiranë apo Prishtinë?”

Lidhur me përdorimin e narkotikëve në Serbi, ai ka thënë se çdo i gjashti fëmijë në Serbi është shpërndarës i narkotikëve.

Trifunoviq ka thënë se këto të dhëna lidhen me grupet ultra të tifozëve serbë, të cilët janë shndërruar në mafiozët më të mëdhenj në Serbi. Dihet mirëfilli se grupet e tifozëve ultra në Serbi kanë lidhje me shërbimet sekrete të këtij vendi dhe me piramidën më të lartë të shtetit.

Trifunoviq, që dikur ka qenë pjesë e shërbimeve serbe të inteligjencës, është i njohur për qëndrimet kritike të lidhjeve të Serbisë me Federatën Ruse.

​Vuçiqi sërish e mbron Milan Radoiçiqin - KosovaPress

Aktakuza kundër Radoiçiqit “brenda tre muajve të parë” të vitit të ardhshëm - KosovaPress

​Kurti: Radoiçiq po përgatit një plan të dytë, me përkrahje të Serbisë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025