Me temën "Dëshmitë e luftës në Kosovë 1998-1999-nxjerrja e kufomave nga puset", eksperti norvegjez Josef Martinsen ka mbajtur ligjëratë për krimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. Ai ka rrëfyer për nxjerrjen e trupave të vdekur nga puset, për çka tha se ajo çfarë ka përjetuar ka qenë e çuditshme. Gjatë së hënës, në ligjëratën e tij ka folur edhe për 423 gratë e dhunuara të cilët kanë nënshkruar një dokument për UNMIK-un dhe qeverinë e atëhershme. Martinsen ka deklaruar se për të njëjtat nuk është bërë asgjë dhe për këtë para pesë vjetësh i është drejtuar qeverisë, por sërish nuk ka marrë një përgjigje.
Koordinatori i UNHCR gjatë viteve 98-99, Josef Martinsen tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga qeveria dhe UNMIK-u për të ndihmuar gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit.Më tej, në ligjeratën e tij ka cekur se në atë kohë qeveria dhe UNMIK -u ka pasur nevojë të ketë dokumente legale për krimet që u kryen në Kosovë. Megjithatë, ai shton se asgjë nuk ndodhi me këto dëshmi.
"Ajo çfarë ndodhi kur këto gra u kthyen në familjet e tyre ishte e tmerrshme. Ishte përtej imagjinatës. Me ato çfarë këto gra është dashur të kalojnë. Ato ishin të braktisura dhe të bëra me dorë dhe nuk u është dhënë shansë e mundësi për një vend pune apo diçka tjetër. Kjo është arsyeja kryesore pse unë jam këtu. Që të prezantojë këtë rast", ka shtuar ai.
"Pesë vitet e fundit kemi dërguar letra qeverisë dhe po presim. Kur ju i shkruani qeverisë, ju prisni përgjigje. Por ata nuk kthyen asnjë përgjigje. Për mua personalisht ishte e pabesueshme. Unë shpresoj që shpejt ata do të qartësojnë këtë ngjarje, me një lloj kompensimi për këto 23 vite. E habitshme këtë herë kur erdha në Kosovë, pata mundësinë të takojë zyrtarët e qeverisë, një takim 1 orë e 30 minuta me zëvendësministrin e Drejtësisë, shpresoj që do ta diskutojë me qeverinë", ka deklaruar ai.
Martinsen ka prezantuar edhe tri librat e tij në tri gjuhë për krimet e luftës të kryera ne Kosovë. Ku mes tjerash përmenden edhe nxjerrja e trupave të vdekur nga puset.
Kjo ligjëratë është organizuar nga Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez.
Drejtoresha e Institutit, Salihe Salihu tha se Serbia po vazhdon të mohojë krimet e luftës.
Koordinatori i UNHCR dhe eksperti norvegjez ka folur edhe për 400 varrezat masive, ku tha se kjo tregon për krime lufte. Martinsen tha se është e rëndësishme që të tregohet se për 12 muaj në Kosovë janë kryer krime lufte. /Sh.Pajaziti