Eksperti: Ja cilat janë pajisjet që harxhojnë më shumë energji në shtëpitë tona
Lexohet për: 1 min.
rryma_1137 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviq deklaroi se karikuesi i celularit dhe drita e frigoriferit me impakt zero, pasi harxhojnw energji elektrike sa dy gota ujë të hedhura në liqenin e Fierzës.

Po cilat janë pajisjet brenda shtëpisë të cilat na konsumojnë shumë energji në familjet tona?

I pyetur për këtë, Duleviq u shpreh se bolieri ose siç njihet ngrohësja e ujit të dushit, soba e gatimit si dhe pajisjet ngrohëse siç mund të jenë reflektorët, kaloriferët e kondicionerët janë harxhuesit më të mëdhenj të energjisë në familjet shqiptare.

I pyetur nga moderatori nëse dhe tharësja e flokëve futet tek kjo listë, Duleviq u përgjigj se tharësja e flokëse është një pajisje që harxhon gjithashtu, por duke qenë se përdoret për një kohëzgjatje relativisht të shkurtër, nuk përbën ndonjë shqetësim./Oranews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025