Eksod te Prishtina, largohen 10 futbollistë
Lexohet për: 1 min.
kf-prishtina-100224
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Hiç më pak 10 futbollistë që ishin pjesë e Prishtinës në sezonin e fundit, nuk do ta bartin këtë fanellë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës. Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar zyrtarisht se nuk do t’ua vazhdojë kontrata futbollistëve si Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka, kurse me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistët Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi

“Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu. Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës.

Nga klubi po ashtu janë larguar edhe trajnerët Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025