Ekonomia joformale dhe korrupsioni kërcënime serioze në vend
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua
Në tryezën “Roli i integritetit të institucioneve, planeve të integritetit, dhe politikave kundër korrupsionit”, e organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, është thënë se si kërcënime serioze për vendin janë ekonomia joformale dhe korrupsioni.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha se në ditët në vijim do të lansohet aplikacioni për raportimin e korrupsionit, në të cilën zyrtarët dhe qytetarët mund të raportojnë shkelje të ndryshme.
“Sfidat me të cilat përballen janë të mëdha, por përkushtimi juaj do të kontribuojë për parandalimin e korrupsionit, në mënyrë që të shënojë progres ashtu siç kemi vlerësim ndërkombëtar dhe vendor. Duhet ta rrisim standardin e punës sonë. Ditët në vazhdim ne do të bëjmë edhe lansimin e disa produkteve tepër të rëndësishme, një nga to lansimi i aplikacionit për raportimin e korrupsionit, e cila do të na jep neve si agjenci që 24 orë në 7 ditë të javës, të pranojmë raporte nga zyrtarët dhe qytetarët që janë dëshmitarë të shkeljeve të ndryshme ”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i Njësisë për Inteligjencën Financiare, Behar Xhema shprehu dy faktorët kërcënues të Kosovës.