Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar rritet me 0.6% në tremujorin e dytë, në përputhje me parashikimin
Lexohet për: 1 min.
mbreteria e bashkuar
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me 0.6% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar krahasuar me periudhën e mëparshme, në përputhje me parashikimet e tregut, sipas të dhënave të publikuara të enjten.

Shifra pasoi një rritje prej 0.7% në tremujorin e parë, treguan të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Nga ana e prodhimit, shërbimet u rritën me 0.8% në tremujor, ndërsa sektorët e prodhimit dhe të ndërtimit u tkurrën me 0.1% në prill-qershor.

Në bazë vjetore, PBB-ja në MB vlerësohet të jetë rritur me 0.9% në tremujorin e dytë të këtij viti./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024