Egjipt, 32 të vdekur e 63 të plagosur në një aksident në autostradë
32 persona humbën jetën dhe 63 u plagosën në një përplasje me shumë automjete të shtunën në Egjipt, raportojnë mediat shtetërore të vendit.
Përplasja e shumë makinave ndodhi në një autostradë në rajonin Beheira, që ndodhet në bregun verior të Egjiptit. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca të shumta për të dërguar të plagosurit në spital.
Një rrjedhje vaji nga një makinë shkaktoi përplasjen, me disa automjete që morën flakë, tha gazeta shtetërore Al-Ahram, duke cituar burime policore. Gjashtë automjete, përfshirë një autobus pasagjerësh, janë djegur.
Aksidentet fatale të trafikut janë relativisht të zakonshme në Egjipt dhe ngasjet e pakujdesshme dhe kushtet e këqija të rrugës përmenden si shkaqet kryesore të aksidenteve.
Vitet e fundit, Egjipti ka ndërtuar një rrjet rrugësh të reja për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të rrugëve.
27 të vdekur nga uragani Otis në Meksikë - KosovaPress