Kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë së Kosovës, mbi 1 milionë e 420 mijë banorë janë regjistruar deri më tani.
Ndonëse pritshmëritë e Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë që procesi të përfundojë me kohë, ka kërkesa prej disa komunave që kjo datë të shtyhet.
Në një konferencë për media, Kastrati ka njoftuar se deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, pa ndonjë sfidë madhore.
Ndërkaq ka shtuar se sa i përket kërkesave për shtyrje të datës, do të shikojnë nëse e njëjta ka bazë që të aprovohet. Ai tha se meqenëse një pjesë e madhe e regjistrueseve kanë kryer zonat e caktuara, të njëjtit mund t'i dalin në ndihmë komunave tjera në mënyrë që mos të ketë shtyrje të procesit.
Kastrati ka thënë se Komuna e Dragashit ka bërë kërkesë që të shtyhet data e përfundimit të procesit së regjistrimit, mirëpo ka thënë se do t’u ndihmojnë me staf në mënyrë që procesi të mos shtyhet.
Ndërkaq, ka thënë se sipas informacioneve, ka edhe komuna tjera që po e kërkojnë të njëjtën, mirëpo Kastrati ka thënë se do të shikojnë nëse ka bazë të fortë për të aprovuar këtë kërkesë.
Tutje, ai njoftoi se numri i banorëve të regjistruar nga diaspora ka kaluar numrin mbi 400 mijë.
Në regjistrimin e popullsisë po ashtu është përfshirë edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë.
Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë ka filluar me 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...