Edhe Barcelona e godet rëndë Alvesin
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dani Alves është përballur me probleme të mëdha kohëve të fundit. Mbrojtësi brazilian është akuzuar për sulm seksual, ndërsa gjykata e Barcelonës e ka dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg. Alves, i cili konsiderohej si një nga mbrojtësit më të suksesshëm që ka veshur fanellën e Barcelonës, tani ka pësuar goditje të mëdha dhe imazhi i tij është dobësuar krejtësisht.

Duke parë këto zhvillime,  Barcelona ka vendosur t'i heqë Dani Alvesit statusin e tij si legjendë e klubit, një titull që iu dha 102 lojtarëve që kanë veshur fanellën e famshme të Blaugranëve që nga themelimi i klubit më 29 nëntor 1899.

Të fundit që iu bashkuan kësaj liste të vlerësuar ishin Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique, duke ndjekur hapat e themeluesit të klubit, Joan Gamper, përcjellë KosovaPress.

Këtë e bën me dije mediumi spanjoll “Sport”, i cili bën me dije se klubi mori me kujdes këtë vendim, duke ruajtur prezumimin e pafajësisë për lojtarin brazilian, i cili u la në paraburgim më 20 janar 2023, në pritje të gjykimit.

Barcelona tani ka ndërmarrë këtë hap simbolik pas konfirmimit të dënimit të Alves për sulm seksual. Siç u përmend më herët, më 22 dhjetor, seksioni 21 i Gjykatës së Apelit të Barcelonës dënoi Dani Alvesin me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Dani Alves kishte arritur statusin e tij si një legjendë e Barcelonës përmes qëndrimit të tij mbresëlënës prej 408 paraqitjesh gjatë tetë sezoneve e gjysmë, duke përfshirë dy periudha me klubin.

Pavarësisht arritjeve të tij në fushë, trashëgimia e Alves është njollosur nga kjo çështje ligjore, duke e shtyrë Barcelonën të ndërmarrë veprime vendimtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024