E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së po viziton një qendër votimi në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Alidini
4 ditë më parë
Linku u kopjua

E ngarkuara  me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është duke vizituar në këto momente qendrën e votimit "Vik Karaxhiq" në Zveçan.

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Për herë të parë votojnë mbi 125 mijë të rinj, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025