E moshuara rrahet nga punëtorja në Shtëpinë e Pleqve në Pejë (Video-kujdes pamjet)
Lexohet për: 2 min.
1-4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një video jashtëzakonisht shqetësuese e ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) tjera të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

“Qe çka ndodh në vendin tonë edhe këto raste si duket janë krejtësisht normale për personat që veç punojnë aty edhe marrin rrogë me u KUJDES për këta persona e QE kujdesi që po bëhet prej anës së tyre”, shkroi aktorja ndër të tjera.

Në video, përveç sulmit fizik, dëgjohen edhe ofendime e përulje ndaj zonjës në moshë.

Zeneli i ka thënë Nacionales se vendi ku ka ndodhur ky rast është në Shtëpinë e të Moshuarve të quajtur "Orenda" në Pejë. Ajo ka thënë se video është bërë këto ditë, por të cilën e ka siguruar ajo gjatë ditës së sotme. /Nacionale

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024