E konfirmuar, Akanji te City është punë e kryer
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kalimi i mbrojtësit Manuel Akanji te Manchester City është punë e kryer.

Manchester City dhe Borussia Dortmundi kanë arritur marrëveshje të plotë mbrëmë, ndërsa tani janë duke u përgatitur vetëm kontratat, përcjell KosovaPress.

Raportohet se transferimi i Akanjit te kampioni anglez do të kap shumën e 17 milionë eurove.

Akanji ka rënë dakord sa i përket kushteve personale te City dhe gjatë orëve në vazhdim do t’i nënshtrohet edhe testeve mjekësore.

Ndërkaq, thuhet se nuk do të ketë largim të ndonjë mbrojtësi nga City, pavarësisht se Guardiola tani do të ketë në dispozicion Ruben Dias, John Stones, Nathan Ake, Aymeric Laporte dhe tani Manuel Akanjin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024