“Testi i kryer të hënën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë Gavi ka treguar se ai ka një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe një dëmtim të shoqëruar në meniskun anësor. Lojtari do të ketë një operacion në ditët në vijim, pas së cilës do të publikohet një përditësim i ri mjekësor”
Ky është njoftimi që ka lëshuar Barcelona për Gavin i cili u dëmtua në angazhimin e tij për Spanjën në ndeshjen e fundit të grupit kualifikues të Kampionatit Evropian kundër Gjeorgjisë. Mesfushori i Barçës u detyrua të largohej pas vetëm 26 minutash lojë, përcjellë KosovaPress..
Që kur Gavi bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 17-vjeçare në gusht 2021 kundër Getafes, mesfushori ka bërë 111 paraqitje, 89 si titullar dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 12 asistime. Me Barçën ka fituar titullin e ligës, në 2022/23, dhe Superkupën e Spanjës në të njëjtin sezon. Në nivel individual, Gavi gjithashtu fitoi çmimin Golden Boy në 2022.