E jashtëzakonshme: Federata e Volejbollit jep lajmin e madh zyrtar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
E jashtëzakonshme: Federata e Volejbollit jep lajmin e madh zyrtar
Volejboll
05/03/2026 - 12:16
Linku u kopjua

Konfederata Evropiane e Volejbollit ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian të Volejbollit 2027. Vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikiric, drejtuar presidentëve Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Turneu do të zhvillohet në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 16 kombëtareve nga e gjithë Evropa.

Ky vendim vjen pas suksesit të madh të Kampionatit Evropian U16 për vajza në vitin 2026, duke treguar se Kosova dhe Shqipëria janë në gjendje të organizojnë ngjarje të nivelit të lartë për volejbollistët e rinj.

Ky kampionat do të sjellë në skenë talentët më premtues të volejbollit evropian, duke u dhënë mundësinë yjeve të së ardhmes të shkëlqejnë në një ngjarje ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026