“E ardhmja e kombëtares kosovare nuk është në diskutim”, reagojnë “Dardanët”
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Tifo-grupi jonë “Dardanë” kanë reaguar pas suksesit të sotëm të grupmoshave U19 dhe U21 të Kombëtares së Kosovës.

Kosova U21 shënoi sot fitore bindëse kundër Izraelit 3:1 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Kosova U19 barazoi 2:2 me Maltën, por që ky barazim i siguroi kualifikimin në “Elite Round” të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Tani, tifo-grupi “Dardanët” ka reaguar duke thënë se rezultatet e sotme tregojnë se Kosova ka brum të mirë të lojtarëve dhe se e ardhmja e kombëtares nuk është në diskutim.

“Kosova U21 na dhuroi sot nje fitore shume te embel, duke mposhtur Izraelin 3-1 ne "Zahir Pajaziti". Nje fitore bindese qe na lumturon te gjithe tifozeve te kesaj kombetare. Gjithashtu edhe pse Kosova U19 barazoi 2-2 kunder Maltes, i dha vule kalimit ne Elite Round. Rezultat ky qe tregon se kemi brum te mire te lojtareve dhe e ardhmja e kombetares kosovare nuk eshte ne diskutim. Pergezojme dy perzgjedhesit e dy grupmoshave per rezultatet e arritura. Keta lojtare jane thesar i Kosoves dhe si te tille do t'i ruajme me çdo fuqi qe kemi”, shkruante në reagimin e “Dardanëve”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024