Pas sulmit ndaj një qytetari nga qentë endacakë pranë Urës së Ibrit gjatë ditës së djeshme, në Mitrovicë dyshohet se ka nisur helmimi i qenve endacakë.
Aktivistë për mbrojtjen e kafshëve kanë ngritur alarmin për helmime masive të qenve në pjesë të ndryshme të qytetit, derisa thonë se institucionet nuk kanë reaguar pavarësisht raportimeve të bëra.
Ajo tha se ishte telefonuar nga qytetarët dhe kishte dalë në vendin e ngjarjes, ku kishte parë disa qen të helmuar.
“Jam e shokuar, ende nuk po mundem me ardh në vete. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kam parë qenin në çfarë gjendje ka qenë. E kemi lajmëruar policinë, por nuk është ndërmarrë asgjë. Na kanë thënë të telefonojmë në 112, por as aty nuk kemi marrë ndihmë”, tha ajo.Aktivistja tha se disa prej qenve kanë arritur t’i shpëtojnë, ndërsa një qen tjetër kishte qenë në gjendje shumë të rëndë.
Ajo shtoi se ky nuk është rasti i parë i helmimit të qenve në Mitrovicë.
“Shkallët tek Ura e Ibrit kanë qenë përplot me helm. Kemi foto dhe video, por askush nuk po na merr parasysh. Aty kalojnë fëmijë, gra shtatzëna dhe qytetarë të tjerë. Ky helm nuk ndikon vetëm te qentë, por edhe te njerëzit”, tha ajo.
Ajo shtoi se mungesa e reagimit institucional po e rëndon edhe më shumë situatën me qentë endacakë në qytet.