Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tyre sot në seancën e parë stërvitore të Italisë në Gjermani.
Kombëtarja e Italisë zbarkoi në Dortmund të hënën në mbrëmje dhe u mirëpritën nga qindra tifozë në aeroport dhe para portave të qendrës stërvitore, raporton KosovaPress.
“Football Italia” e kupton që Barella dhe Fagioli do të stërvitin veçmas sot. Barella do të stërvitet në fushë, ndërsa Fagioli do të punojë në palestër, pasi ka pësuar lodhje të muskujve pas fitores 1:0 të së dielës ndaj Bosnje-Hercegovinës.
Mesfushori i Juventusit filloi ndeshjen e fundit të Italisë në “Stadio Castellani” në Empoli, ndërsa Barella humbi të dyja ndeshjet kundër Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës për shkak të një dëmtimi muskulor. Spalletti është i bindur se ylli i Interit do të jetë i aftë për të startuar kundër Shqipërisë më 15 qershor.