Dybala përshëndetet me Juventusin: Doja të qëndroja, kam dhënë gjithçka për këtë klub
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nesër në mbrëmje, në ndeshjen kundër Lazios në “Allianz Stadium”, Paulo Dybala do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi me fanellën e Juventusit. Me një mesazh të gjatë në Instagram, numri 10 i Juventusit, i tërhequr fort nga Interi, i ka thënë lamtumirë tifozëve bardhezi.

Ai ak thënë se dëshira e tij ishte për të vazhduar me Juventusin, por fati ishte ai që ua ndau rrugët, përcjellë KosovaPress.

"Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshëndetur, ka kaq shumë vite dhe kaq shumë emocione të përfshira, të gjithë së bashku. Mendova se do të ishim bashkë edhe për më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme. Unë nuk do të harroj kurr gjithçka që keni bërë te jetoj çdo ndeshje çdo gol me ty jam rritur, mësuar, kam jetuar dhe ëndërruar. Kanë qenë 7 vite magji, 12 trofe dhe 115 gola që askush nuk do na i heq Kurrë", ka shkruar argjentinasi.

Ai më pas ka falënderuar klubin për kohën e kaluar së bashku.

“Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Falënderoj ata që më kanë shoqëruar ndër vite: nga i pari tek i fundit, nga tifozët te njerëzit që punojnë brenda klubit, të gjithë, trajnerë dhe shokë, punonjës dhe drejtues. Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ishte një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, të cilën shpresoj t'ua tregoj një ditë fëmijëve dhe nipërve të mi. Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë lamtumira jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të hyj në fushë me buzëqeshje dhe kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty."

Sipas mediave në Itali, Dybala pritet të kalojë te rivali i Juventusit, Interi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024