Dy yjet që do t’i mungojnë Turqisë nëse kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
40-Dy yjet
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Momentalisht ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante të Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë.

Turqia po avancon 1:0 në stadiumin “Red Bull Arena” kundër Austrisë, me golin e vetëm deri tani të shënuar nga Merih Demiral në minutën e 1’, raporton KosovaPress.

Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Turqia do ta siguronte çerekfinalen e Euro 2024, ku do të përballej me Holandën.

E në rast kualifikimi tutje, Turqisë për ndeshjen ndaj Holandës do t’i mungojnë Orkun Kokcu dhe Ismail Yuksek, për shkak të kartonëve të verdhë.

Kokcu u ndëshkua sonte në minutën e 11’, kurse Yuksek në minutën e 42’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024