Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve E.K. dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.
Sipas njoftimit të gjykatës, paraburgimi mund të zgjasë deri më 11 prill 2026. Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, e cila ka vlerësuar se ekzistojnë arsye ligjore për caktimin e kësaj mase.
Në përpjekje për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit, në këtë çështje është përfshirë edhe viktima e dytë B.B., e cila kishte marrë para nga të pandehurit për t’i ndihmuar viktimës së parë.
Sipas gjykatës, për shkak të grumbullimit të kamatave, të pandehurit kërkonin nga viktimat 550 mijë euro. Për të siguruar këtë shumë, ata dyshohet se kanë kërkuar që në emër të kamatave t’u kalohen në pronësi dy lokale afariste dhe një shtëpi, me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro.Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit në dëshmitarë dhe viktima, si dhe mundësia e përsëritjes së veprave penale, andaj paraburgimi është konsideruar i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës.
Megjithatë, gjykata thekson se këto dyshime do të vlerësohen në fazat e mëtejme të procedurës penale.